Ishte Mars i vitit 1992 kur Jorgji Ruci bleu autobuzin e parë privat në Shqipëri duke kryer linjën e brëndshme Himarë – Vlorë dhe në të njëjtën kohë krijon kompanin RUCI TOURS. Së shpejti dëshira e tij për subjektin e transportit e kanë drejtuar atë për tu zgjeruar në linjat ndërkombëtare të autobusëve duke ju dhënë në vitin 1997 licenca e parë pas marrëveshjes ndërshtetërore për funksionimin e shërbimeve të rregullta të linjave për udhëtarë midis Greqisë dhe Shqipërisë, e cila vepron deri më sot.
Midis viteve 1997 - 2008 ka qenë e vetmja kompani shqiptare që ka bashkëpunuar me OSE-n duke pasur si objekt shfrytëzimin e përbashkët të linjës ndërkombëtare Athinë - Vlorë. Që atëherë e deri tani, ne specializohemi në transportin e rregullt ndërkombëtar duke bërë udhëtime të përditshëme vajtje-ardhje si në Vlorë dhe në Himarë. Gjithashtu, në vitet e fundit ne kemi hyrë me sukses në tregun italian me linjën nga Vlora deri në Genova, si dhe nga Athina për në Stamboll duke pasur si partnerë kompani të njohura në fushën e tyre, të tilla si Eurolines dhe Derya Tur.
Kompania jonë zotëron një flotë prej 20 autobusëve turistik, të pajisur plotësisht për nevojat e një udhëtimi të gjatë, ndërkohë që janë të pajisur me Wi-Fi, duke ndjekur nevojat e informimit të pasagjerëve tanë. Qëllimi ynë është transporti i sigurt i pasagjerve, për këtë arsye, në garazhin – ofiçinën private në qytetin në qytetin e Nartës në Vlorë, kryejmë kontrolle të përditshme për mirëmbajtjen e të gjithë autobusëve. Por gjithashtu dhe në Greqi një rrjet i pasur i ofiçinave dhe i furnizuesve që bashkëpunojmë, na bëjnë të krenohemi me gjëndjen teknike të automjeteve tona.
Ne jemi një kompani që është vazhdimisht në rritje falë preferencës së klientëve tanë të cilët tregojnë besimin në përvojën tonë shumëvitore dhe na motivojnë për tu bërë çdo ditë më të mirë duke kushtuar vëmëndje nevojave të tyre. Ne e duam atë që bëjmë dhe jemi shumë mirënjohës për të gjithë klientët gjatë viteve që na mbajnë lart në preferencat e tyre. Personeli i kompanisë RUCI TOURS është gjithmonë këtu për t’ju shërbyer. Falemderime të përzemërta!