EKSKURSION DYDITOR METEORA-MECOVO-JANINË

Dita e pare

Nisja nga zyra jonë në stacionin e Larisës të shtunën në orën 07:00 të mëngjesit.E nisim iternerari tonë me stacionin e parë në Meteora ku do të bëjmë një shëtitje të shkurtër,do te nxjerrim fotografi dhe do të vizitojme në këtë atraksion të bukur në një nga Manastiret për ata që nuk patën fatin dhe mundësinë të bashkohen me ne në udhëtimin e mëparshëm.Nga Meteora do të nisemi për në Metsovo,një distancë prej 62 kilometrash përmes një rruge të bukur malore ku do të takojmë fshatra të ndryshëm piktoreskë (Mourgani, Megali Kerasia, Orthovouni, Trygona, Korydallos, Panagia, MalakasI Anilio) dhe arrijmë në Mecovo.
Do të vendosemi në hotelin ku do të kalojmë natën dhe më pas do të kemi gjithë kohën e lirë për të shijuar resortin dimëror kozmopolit.
E ndërtuar në mënyrë amfiteatrale në një përqafim të pyllëzuar nën qafën e Katara-s, atij masivi të thyer guri të Pindos,Metsova ruan me kokëfortësi të pandryshuar karakterin e tij tradicional.Një shembull i një vendbanimi malor,i cili është plot jetë gjatë gjithë vitit,ai u ofron bujarisht vizitorëve të tij aq shumë bukuri sa vështirë të gjenden në destinacione të ngjashme.
Sidomos gjatë stinës së dimrit,Vllachohori i famshëm,vendlindja e dashamirësve të mëdhenj kombëtarë (Tositsas, Stournaras, Averof etj.),është një vlerë konstante në hartën turistike të Epirit.Gjysmë e fshehur në mjegull apo e mbështjellë me një batanije të bardhë bore,duket si një pikturë që na fton ta shijojmë me të gjitha shqisat.
•Do të shohim vende të mrekullueshme të artit dhe kulturës që na njohin me një traditë të gjallë.
•Do të udhëhiqemi në mbretërinë gri të gurit, të stolisur nga çatitë e kuqe qeramike dhe prekjet e gjelbra të natyrës.
•Do të admirojmë pallatet dykatëshe me lozha dhe dyer të rënda prej druri.
•Do do të shuajmë etjen në shatërvanët e gurtë dhe do të shijojmë gatimet e famshme vendase

Dita e Dytë

Pas një mëngjesi të bollshëm në hotelin ku do të kalojmë natën,do të nisemi për në Janinë.
Janina,qyteti i arteve dhe argjendarive. Kalaja,liqeni me ishullin,shpella, qyteti i vjetër me dyqanet e tij tradicionale si dhe pallatet e shumta të vjetra që dominojnë qytetin,nuk mund të mos ju magjepsin.
Do të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe traditën në ishullin e Bizantit,disa minuta shëtitje me varkë në liqen dhe arrijmë në ishullin e tejmbushur me atraksione.
Këtu do të takojmë udhërrëfyesin tonë që do të na udhëheqë në rrugët e historisë dhe do të zgjerojë njohuritë tona.Do të shijojmë një shëtitje në shëtitoren buzë liqenit të Janinës
•Do të njihemi me kështjellën e feve dhe kulturave
•Do të shijojmë kafen me pamje nga Its kale, kalaja mbresëlënëse,rrethuar nga ndërtesat dhe muret e Its kales,të cilat ofrojnë një pamje të liqenit dhe do të ndihemi sikur po ndryshojme periudhën historike.Duke ecur do të shohim Xhaminë Fetihe të ndërtuar në vitin 1795 nga Ali Pasha.
Në tavernat e ishullit mund të provojmë ndër të tjera edhe troftën ose ngjalën.
Pasdite do të marrim rrugën e kthimit për në Athinë me ndalesat e nevojshme.Do të jemi të lumtur që ju të bashkoheni me ne në këtë udhëtim nëpër natyrë,kënaqësi dhe histori.